Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se janë konfirmuar 27 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Shqipëria shënon ditën me numrin më të lartë të të prekurve nga Covid-19. Në total, numri i të prekurve ka shkuar në 304 persona. Për momentin 16 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, ndërsa 89 persona janë shëruar.
