Janë shëruar edhe 15 persona të tjerë në Shqipëri të cilët ishin të prekur me COVID-19.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se pasmesnatës janë marrë analizat e 15 personave të cilët ishin të prekur me koronavirus dhe sipas tyre, që të gjithë janë shëruar nga COVID-19.

Rama e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, shkruan lajmi.net.

“Lajmi i mirë: 15 të shëruar sot”, ka shkruar Rama në Facebook.

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 131 mes të cilëve edhe mjekë e infermierë. /Lajmi.net/

By I ZH

Leave a Reply