Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se 2 mjekë janë shëruar sot. Gjithsej 7 pacientë dhe mjekë të shëruar në 24 orët e fundit

Edhe 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë të shëruar pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me një postim në Facebook ka ndarë lajmin e mirë, duke theksuar se janë 8 mjekë dhe infermierë të shëruar në Tiranë dhe Durrës. Me shtatë të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit, deri tani janë 40 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19. Të shëruarit do të vijojnë të jetë të vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore.

Mbrojtja e personelit mjekësor është përparësi e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët testohen në çdo rast të dyshuar.

By I ZH

Leave a Reply