Rajoni

Shqipëri, 131 raste me COVID-19 dhe 3 viktima

131 raste dhe 3 viktima janë shënuar nga covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon:

68 të prekur në Tiranë,
8 raste në Lushnje,
6 raste në Shkodër dhe Gjirokastër,
5 raste në Has,
4 raste në Krujë dhe Dibër,
3 raste në Durrës, Korçë, Kavajë, Berat, Divjakë,
2 raste në Kurbin, Devoll, Mat, Pogradec, Delvinë, Roskovec,
1 rast në Kukës, Vlorë, Malësi e Madhe.