Dy makina janë përfshirë nga flakët në Vlorë, mëngjesin e kësaj të diele. Sipas policisë mësohet se si pasojë e flakëve është djegur plotësisht automjeti tip Smart në pronësi të shtetases K.D. dhe një makinë tip Volkswagen në pronësi të shtetases F.F.

Uniformat blu kanë konfirmuar se ngjarja është aksidentale dhe ka ndodhur në momentin që makinat kanë qenë të parkuara.

By I ZH