Partia opozitare e qeverisë së Kosovës PDK, ka shpërndarë nga një pako ndihma për familjet në nevojë, por ajo që ka rënë në sy është se ndihmat janë shpërndarë në emër të partisë. Nga PDK e kanë bërë të qartë se kush i shpërndan ndihmat, duke e ngjitur logon e tyre në pakot e shpërndara. Për këtë gjest, ka patur reagime të shumta si nga qytetarët ashtu edhe nga persona publik. Një ndër ta është edhe Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit, dëshmorit të kombit. Ai në facebookun e tij ka reaguar duke shkruar se kjo nuk është Kosova për të cilën luftuan dëshmorët dhe martirët e lirisë. /BiMedia/

By I ZH

Leave a Reply