Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme një shkupjan ka raportuar se ka qenë i sulmuar fizikisht nga kryetari i Komunës së Jugunovcit, ndërkaq kryetari i Komunës së Jugunovcit të njëjtën ditë ka raportuar se ka qenë i sulmuar verbalisht nga shkupjani.

“Dje në ora 11.40 në SPB Tetovë, personi
M.M. (69) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 11.30
në komunën e Jegunovcës ka qenë i sulmuar
fizikisht nga kryetari i komunës. Të njëjtën ditë në
ora 14.50 në Policinë e Jegunovcës personi D.K. (44)
nga Tudenca e Tetovës, kryetar i Komunës së
Jegunovcës ka raportuar se rreth orës 11.30 në
komunën e Jegunovcës personi M.M. nga Shkupi
është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka sulmuar
verbalisht”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Nga SPB Tetovë shtojnë se të dy kallëzimet janë duke u proceduar për zbardhjen e plotë të rastit.