Një zjarr i fortë po digjet në afërsi të parkut të qytetit në Shkup. Për shkak të zjarrit që po përhapet në mënyrë të pakontrolluar janë evakuuar punonjësit e institucioneve që ndodhen aty pranë. informacionet fillestare tregojnë se zjarri është përhapur nga kazermat e ish-gjykatësve për kundërvajtje pranë stadiumit Toshe Proevski. Kazermat e vjetra dhe të rrënuara janë në flakë. Këto objekte nuk janë në përdorim. Në vendngjarje ndodhen disa makina zjarrfikëse për të parandaluar përhapjen e flakëve.

By admin