Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17:00 në rajonin e Karposhit policia ka privuar nga liria 47-vjeçarin Z.S. nga Republika e Turqisë, transmeton Alsat. MPB njofton se personi  në fjalë po qëndronte përkohësisht në Shkup. 47-vjeçari kërkohej nga autoritetet turke për kryerjen e veprës penale “vrasje”. MPB njofton se Z.S. është ndaluar në stacionin policor në Karposh për procedime të mëtejshme.

By I ZH