Policia mbrëmë (18 maj) arrestoi një person 28-vjeçar nga fshati Kondovë e Shkupit.

Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme, personi 28-vjeçar, gjatë kontrollit, ka kërcënuar me armë njërin prej oficerëve të policisë, pas së cilës u përpoq të largohej nga vendi i ngjarjes.

Pasi rasti të dokumentohet plotësisht, kundër tij do të ngriten parashtresat e duhura.

By I ZH