Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se edhe 20 persona janë shëruar nga coronavirusi, duke e çuar në 217 numrin total, raporton A2news.com

Megjithatë, këtyre personave do t’u duhet të qendrojnë në karantinë edhe për dy javët e ardhshëm.

Të shtunën pati një rritje të personave të rinj me koronavirus, pasi u regjistruan 17 raste, duke e çuar në 433 numrin total të të prekurve, nga të cilët 23 kanë ndërruar jetë.

By I ZH

Leave a Reply