Numri i të vdekurve nga shpërthimi në portin e Bejrutit ka shkuar në 154, njoftoi ministri i Shëndetësisë në Liban, Hamad Hassan.

Hassan tha se rreth 5 000 persona tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore nëpër spitale.

Për momentin 120 persona janë në gjendje kritike.

Sipas autoriteteve libaneze, shpërthimi i së martës ka ndodhur për shkak të zjarrit të shkaktuar nga 2.750 tonë amon nitrat, që ishte deponuar në port që nga viti 2013.

By I ZH