Tavolina e tij është e vendosur në mënyrë të sigurt larg dritareve, në rast se ka ndonjë të shtënë jashtë.

Ai është gjithashtu i përgatitur të marrë gjërat e tij dhe të shkojë në korridor për të marrë mbrojtje më të mirë pas mureve të shkollës. K

ështu e përshkruan realitetin e tij të ri të shkollimit 16-vjeçari, Vlad Levchuk nga Kievi.

Megjithëse studimet rifilluan sot në shkollën e tij, ai thotë se disa mësime filluan në internet javën e kaluar.

“Të jem i sinqertë, u ndjeva i lehtësuar. Më kishte munguar të studioja. Lufta nuk na anuloi provimet në universitet. Ky muaj izolimi ishte i padurueshëm për mua për shkak të pasigurisë. Sa i përket studimit në internet, ne u trajnuam për ta bërë atë gjatë pandemisë COVID-19”, u shpreh ai.

Vlad thotë se është me fat që nuk po studion në bodrum pasi beson se situata në Kiev tani është më e sigurt, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ai thotë se u frikësua vetëm një herë kur pati të shtëna jashtë shtëpisë së tij javën e kaluar.

“Dëgjova të shtënat e armës pranë dritares sime dhe më vonë kuptova se kishte ushtarë rusë që përpiqeshin të vrisnin njerëzit e grupit tonë të mbrojtjes territoriale”, tha tutje ai.

By I ZH