Lajme Rajoni

Shkolla nuk “vlen” në Shqipëri: Papunësia më e madhe më 2019

Ndryshe nga shumë vende të botës së zhvilluar ku jetojmë papunësia në Shqipëri është tipar i njerëzve të shkolluar. Sipas një studimi të thelluar të INSTAT mbi tregun e punës në vitin 2019 shihet se pjesa më e madhe të papunëve janë me arsim të mesëm dhe lartë, teksa fenomeni është më pak i përhapur tek personat me arsim të ulët.

Duke analizuar shkallën e papunësisë sipas nivelit arsimor në vitin 2019, vihet re që shkalla e papunësisë është më e lartë për personat me arsim të mesëm (14,4 %) ndjekur nga ata me arsim të lartë (12,3 %). Gjatë vitit 2019, krahasuar me vitin e mëparshëm, pati një rënie të shkallës së papunësisë për personat me arsim 8/9 vjeçar me 1,2 pikë përqindje dhe për personat me arsim të lartë me 1,7 pikë përqindje. Ndërsa për personat me arsim të mesëm, pati një rritje të shkallës së papunësisë me 0,1 pikë përqindje.

Ndërsa ne mesin e atyre që punojnë pjesa më e madhe më shumë se gjyma janë me arsim 8-9 vjeçar.

Duke analizuar indikatorët e zhvillimit botëror, të azhurnuar nga Banka Botërore, rezulton se Shqipëria ka rreth 50% të forcës së punës me arsim 8-vjeçar me 2017. Në vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë, forca e punës dominohet nga niveli i mesëm dhe i lartë i arsimit.

Nga 20 vendet në zhvillim të Europës, Turqia dhe Shqipëria renditen të parat për fuqinë e madhe punëtore me nivel të ulët të arsimit. Në Turqi, rreth 60% e forcës së punës është me arsim primar. Ndërsa vendet baltike si Rusia, Estonia dhe Lituania kanë përqindjet më të larta të forcës së punës me arsim të lartë.

Në rajonin e Ballkanit, Serbia dhe Mali i Zi kanë përqindjet më të larta të forcës së punës me arsim të lartë. Serbia dhe Bosnja, nga ana tjetër, kanë përqindjen më të madhe të fuqisë punëtore me arsim të mesëm dhe për rrjedhojë, kanë më pak popullsi në moshë pune me arsim fillor. Në një krahasim më të gjerë të 20 vendeve në zhvillim të Europës shihet se Çekia dhe Sllovakia janë vendet që rreth 70% të forcës së punës e kanë me arsim të mesëm.

Treguesi i papunësisë ndër të arsimuarit shqiptare tregon se shkolla nuk ka lidhje me tregun e punës.

Sipas INSTAT, rezulton se pjesa më e madhe e të rinjve preferojnë të studiojnë “Shkencat sociale, biznes dhe ligji”, teksa nevojat e tregut në shërbime, bujqësi dhe fason.

Sistemi arsimor dhe tregu i punës prej vitesh janë në një rreth vicioz, teksa bizneset akuzojnë qeverinë se nuk po përgjigjet me sisteme arsimore që i vlejnë tregut të punës. Nga ana tjetër në qarqet universitarë profesorët mendojnë se bizneset shqiptare nuk po zhvillojnë degë të ekonomisë që kërkojnë kualifikim të lartë.

Një pjesë e madhe e studentëve apo të rinjve që mbarojnë shkollën universitetet, sot punojnë në sektorin e call center./ Burimi: Monitor