Një 32 vjeçari nga Shtipi, i cili kishte vendim për të qëndruar në izolim shtëpiak, i është dhënë gjobë prej 5 mijë euro, pasi që ka shkelur vendimin dhe nuk ka respektuar rregullin për të qëndruar në izolim shtëpiak. Ai një ditë para se ti mbarojë vendimi për izolimin shtëpiak të detyrueshëm ka dalë nga shtëpia dhe ka shkuar në një sallon parukerie. Sot Prokuroria Themelore e Shtipit ka dorëzuar një fletëparaqitje për dënim në Gjykatën Penale të Shtipit. Personi në fjalë do të dënohet në bazë të nenit 206 të Kodit Penal me 100 gjoba ditore prej 50 euro. /BiMedia/

By I ZH

Leave a Reply