Rektori i Universiteti Ege nga qyteti i Izmirit, Necdet Budak, ka bërë të ditur se ka filluar puna për zhvillimin e një vaksine vendase të ADN-së për koronavirusin.
Në një deklaratë, Budak tha se meqë një vaksinë e licencuar për virusin COVID-19 nuk ishte ende në dispozicion, shumë vende filluan kërkime mbi këtë çështje.
Budak shtoi se punimet po vazhdojnë me intensitet te larte dhe se jemi afruar shume për të zgjidhur këtë çështje.
Ne anën tjetër ai shtoi se në rast të suksesit për të cilën ai ka një besim të plotë, ata këtë vaksinë do të ofrojnë menjëherë botës.
Budak theksoi se edhe Mustafa Varank, ministri turk i Teknologjisë dhe Industrisë, ka theksuar nevojën për një vaksinë.
Dje, ministri Varank tha se si pjesë e një platforme, disa institucione do të mbështeten projekte për zhvillimin e vaksinës dhe barërave kundër COVID-19, duke përfshirë edhe Universitetin Ege.

By I ZH

Leave a Reply