“The Telegraph” sot raporton se Barcelona është gati t’i ofrojë Mançester Sitit, mbrojtësin Nelson Semedon në këmbim të Zhoao Kancelos.

Ky i fundit ka vuajtur për të vendosur vetën në ekipin e parë të skuadrës së Pep Guardiolas, që nga momenti i transferimit në ‘Etihad Stadium’ nga Juventusi, verën e kaluar.

Tani Barcelona është e gatshme t’i sjellë ‘dritë’ karrierës së lojtarit, duke e dërguar Semedon te Siti, si marrëveshje shkëmbimi që mund t’u përshtatet të gjitha palave.

Ndryshe Zhoao Kanselo ka qenë pjesë e La Ligas edhe në të kaluarën, ku nga Valencia ishte huazuar fillimisht tek Inter, para se të transferohej te Juventusi.

By I ZH

Leave a Reply