Mjekimi i përdorur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nga Covid-19, është një mjekim për një super njeri. Kështu janë shprehur ekspertët, të cilët sipas tyre, ku trajtim ka kapur një shifër marramendëse.

Trump-it i ka kushtuar mjekimi më shumë se një milion euro dhe se ky mjekim i përket shumë, shumë pak njerëzve. Praktikisht atij iu dha një dozë e bollshme antitrupash monoklon, që është një raketë tokë ajër.

Ekspertët janë shprehur se ky ilaç, bllokon virusin kur  hyn në gjak dhe në këtë mënyrë nuk mund të shkaktojë sëmundjen. Vetem se ky mjekim nuk është për të gjithë. Është shumë i kushtueshëm. Mjekimi i përdorur nga Trump është një mjekim për presidentëDrejtoresha e qendrës për një shëndet në Universitetin e Florida-s, Ilaria Capua, ka shpjeguar se antitrupat monoklon, janë raketa, që prodhohen në sasi shumë të vogla. Dhe për të funksionuar duhet të jenë shumë të përqendruar. Trump ka marrë një dozë “delesh”, për të mos thënë dozë “kali”.

Njerëzit që i besojnë, dhe janë të shumtë, panë presidentin e tyre të fortë. Por kjo nuk vlen! Sepse ai ka marrë super dozë”, ironizon Capua, e cila thekson se si ani trupat monoklon, janë terapi super speciale. Është një gënjeshtër të mendosh se ky mjekim mund të përdoret për  të gjithë njerëzit në pak muaj.

By I ZH