Ministri I Shëndetësisë së RMV, Venko Filipce, ka bërë të ditur se në klinikën për të infektuar në Shkup ka edhe 2 viktima të tjera nga virusi korona. Njëri prej viktimave është 91 vjeçari, I cili ka qëndruar 8 ditë në spital. Viktima tjetër është 31 vjeçari, të cilit në ditën e djeshme I është rënduar shumë gjendja dhe fatkeqësisht mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë.
Numri I të infektuarëve gjatë 24 orëve të fundit është 16.
Numri I përgjithshëm I të infektuarëve arrin në 257. /BiMedia/