Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,93 % në raport me vendimin e datës 21.2.2022.

Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe atë: te benzina për 2,711 %, te nafta për 1,997 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 2,329 % dhe te mazuti ka rritje për 2,701%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, si dhe të ЕURODIZELIT (D-Е V) rriten për 1,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL1) rritet për 1,00 denar/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 1,249 denarë/kg dhe tani do të jetë 48,170 den/kg.

Nga data 1.3.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 84,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98 86,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 75,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 74,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 48,170 (denarë/kilogram)

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,496%./Telegrafi/