Sa e rëndësishme është arkitektura, cilat janë sfidat që kalojnë arkitektët, sa është sfiduese arkitektura në Maqedoninë e Veriut. A është ndër profesionet që vazhdojnë punën edhe në kohë pandemie dhe si I përballojnë situtuatat? Për të gjitha këto, për BiMedia do të përgjigjet arktitekti nga Tetova, Hamdi Sulemani.

BiMedia: Fillimisht, PSE arkitekturën?          

Hamdi Sulemani: Qysh nga shkolla fillore më shkonin për dore shumë vizatimet teknike dhe gjatë lëndës së arsimit teknik aty mu shtuan zhdërvjellstësitë për punët teknike gjatë lëndës së arsimit teknik aty mu shtuan zhdërvjelltësitë për punët teknike.Gjithë e dimë se Arkitektura ka të bëj shumë më vizatim teknik dhe nga aty ishin motivet e para. Shumica e shokëve dhe shoqeve të klasës më mbajnë ende mend nga punimet të cilat u ndihmoja ti bëjnë dhe më pas bazat kryesore i mora si mundësi e shkollimit për herë të parë në gjuhën shqipe edhe atë shkollën e mesme drejtim Arkitekturë në Shkup.

BiMedia: Na trego disat nga  projekte të tuat që jeni duke punuar?

Hamdi Sulemani: Qysh para diplomimit tim në drejtimin e Arkitekturës pranë universitetit Shën Kirili dhe Metodi, kam qenë i inkuadruar në shumprojekte të ndryshme si Arkitekt bashkëpunetor dhe pas nji kohe të shkurtër pas diplomimit mu dhanë mundësitë që të jem edhe arkitekti kryesor i disa objekteve njikohësisht edhe udhëheqës dhe konsulent ndërtimi për disa objekte të sferave të ndryshme.Çdo herë synim kam pasur që të profesionalizohem në sferën e industrisë dhe objekteve komercijale, janë një sfidë në vete pasi të cilat bëhen me standarde më te ndryshme dhe më bën ta dua pasi qe punohet në team – grup me më shum inxhiniere të sferave të ndryshme ku në disa raste kemi hasur edhe në probleme të mëdha apo zgjedhje shumë delikate por deri tani ia kemi dalë gati në çdo projekt.

BiMedia: A ke pasur raste ku gjatë projekteve ke pasur dy ide të cilat ke menduar që janë të mira, por është dasht të zgjedhësh një, nëse po, si e ke marrë vendimin, çfarë ka ndikuar?

Hamdi Sulemani: Shumicën e rasteve ne tentojmë të japim zgjedhjen më të mirë sipas detyrës projektuese që e marim, por ndodh që në disa raste specifike të ndikohemi edhe nga investitorët se ka raste kur eksperienca e tyre në investimet të cilat i bëjnë kur kobinohen me profesionin tonë dhe del pikërisht ajo që është e nevojshme për punën dhe veprimtarinë që do zhvillohet në ato objekte ndërtimore. Shumicën e projekteve kemi më shume ide dhe jo vetëm dy por çdo herë tentojmë që të zgjedhim më funskionalen dhe më racionalen për investitorët.

BiMedia: Sa sfiduese është arkitektura në vendin tone?

Hamdi Sulemani: Arkitektura në vendin tonë mvaret nga shum faktorë,  edhe atë mvarësisht se ku e gjen veten dhe për cfarë klient punon.  Ne si studio projektuese e cila ndodhet me bazë në Tetovë , punojmë për tërë vendin ku jetojmë dhe shpesh herë kemi edhe detyra të ndryshme për shtetet europiane, detyrat tona projektuese janë nga më të ndryshmet dhe pikërisht që na bën sfiduese se janë shumë komplekse dhe shumicën e rasteve kemi të bëjmë me investiturë shume serioz dhe të njëjtët kërkon nji projekt të kompletuar në të gjitha sferat e ndërtimit, pikërisht  çdo objekt kërkohet të përpilohet me të gjitha fazat paraprake reale për ndërtim dhe në asnji mënyrë mos të ketë improvizime të cilat nuk realizohen dhe mos të përdoren materijale të cilat nuk gjenden te tregjet e vendit, dhe cdo herë duhet të kemi parasysh atë që e projektojmë dhe ajo të realizohet.

BiMedia: Cilat janë gjërat që të pëlqejnë më së shumti në profesionin tënd, avantazhet që ka ky profesion?

Hamdi Sulemani: Më bën të ndjehem krenar pasi që nji herë në jetë çdo njeri do ketë nevojën e Arkitektit, komunikimi mbi te gjitha, konsulencat e shumta që na i bëjnë shok, kolege dhe njerëz që kan nevojën për Arkitektin janë momente që të bëjn të ndjehesh i privilegjuar, kemi dhe përparësi se shumë gjëra pikërisht në jetën e njeriut janë të lidhura me Arkitekturën dhe mvaren nga Arkitektura. Arkitekti është për të zgjedh problem nga më të ndryshmet edhe atë për lehtësimin e jetës së njeriut, nga intervenimet në urbanizëm ku në çdo rast shihen mundësitë për zhvillim të një jete më funskionale, zgjedhje më adekuate për banim dhe sfera të ndryshme.

BiMedia: Ju keni udhëheq edhe iniciativën për Kodrën e Diellit “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, si jeni frymëzuar për këtë, na tregoni si ka shkuar ky project?

Hamdi Sulemani: Pikërisht e ceka dhe më lart syri dhe veshi i Arkitektit kanë informata nga më të ndryshme pasi që profesioni na mundëson që gjërat ti shofim me perspektivë, edhe prandaj syri im personal si e sheh Kodrën e Diellit është shumë ndryshe nga ajo që duket sot. Jam njohës i mire i asaj problematike pasi që shumë koh jemi marrrë familjarisht me skijim, e dijmë shumë mirë zhvillimin gjatë kohërave të ndryshme qysh nga vitet e ’90 e deri sot dhe regreset e njëpasnjëshme i kemi parë edhe me sytë tone.

BiMedia: A jeni duke punuar edhe tani në situatën me pandeminë, nëse po, si e menaxhoni punën në një situate të tillë?

Hamdi Sulemani: Po jemi duke punuar, i shmangim kontaktet shumë, 3 nga koleget ndihmës që i kemi në zyrë punojnë dhe veprojnë nga shtëpite e tyre , falë zotit kemi një profesion kudo që të jemi mund të punojmë, kurse tre të tjerët udhëheqësit kryesorë jemi në zyrë dhe veprojmë pa ndërprerë pasi që shumica e ndërtimeve janë duke u zhvilluar dhe shumicën e rasteve kanë nevoje për suportin tonë profesional, kurse po vazhdojnë dhe projektet të cilat i kemi të kontraktuara më herët qysh para pandemisë. Me një fjalë ne vetëm kemi shkurtuar disa orare kohore të veprimit në teren dhe vazhdojmë me tempon e njëjtë nga zyra qëndrore. Falë ligjeve dhe mundësive në vend, ne të cilet jemi pjesë e sferës së ndërtimit jemi të liruar për lëvizje gjatë gjitha ndalesave të cilat ekzistojnë këtu në vendin tonë. Lejet paraprake për lëvizje na i siguron kompanija ku veprojme në bashkëpunim me institucionet shtetërore të RMV.

BiMedia: A mendoni se Maqedonia e Veriut është vend I duhur për të të krijuar një karrierë të suksesshme në arkitekturë?

Hamdi Sulemani: Është dhe do të jetë, ne duhet nji herë e përgjithmonë të shporim me themel edhe disa objekte që kanë mbetur në vendin tonë si influencë e arkitekturës Ruse dhe të fillojmë të synojmë në atë modernen. Ka vend për të gjitha shijet e ndryshme po duhet punuar shumë edhe me klientët investitorët e vendit që tua shpjegojmë çdo herë cilat mundësi janë më të qendrueshme dhe njikohësisht investimet që i bëjnë ata,  janë të gjitha sipas normativave dhe standardeve bashkëkohore europiane. Çdo ditë në vendin tonë por edhe në evropë ka ndryshime të ligjeve dhe standardeve të cilat duhet ti ndjekim pasi që ata vijnë shkak i eksperiencave të më hershme.

BiMedia: Një mesazh për të gjithë

Hamdi Sulemani: Gjërat e mëdha fillojnë nga momentet e papritura, ashtu që provojeni nëse duhet edhe falas, pa asnjë kompenzim por fatit nuk i dihet.

BiMedia

By I ZH

Leave a Reply