Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se deri sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikqyrje 4 mijë e 795 kontakte të rasteve të prekura me Covid19. Instituti ka deklaruar se në vazhdimësi janë duke kontaktuar dhe përcjellur të gjitha kontaktet e rasteve dhe kontaktet e kontakteve të cilëve u obligohet të vetëizolohen dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse u shfaqen simptomat.

Deri më sot, në Kosovë janë identifikuar të infektuar 362 persona, prej 3 mijë e 256 mostrave të dyshimta me virusin SARS-CoV-2.
Ndërkohë që shtatë persona kanë humbur jetën, por të njëjtit kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4.795 kontakte të rasteve”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Deri më sot, numri i përgjithshëm i personave të shëruar në Kosovë nga koronavirusi është 59.

Por numri i të prekurve me Covid19 në Kosovë dje ka shënuar rekord duke shënuar rritje edhe për 79 raste të reja, prej të cilave 35 u identifikuan vetëm në komunën e Ferizajt.

Komuna me më së shumti të infektuar deri tani është Malisheva, me 68 persona, e pasuar nga Ferizaj me 55 persona të prekur me Covid19, ndërsa në Prishtina janë të regjistruar 47 persona të prekur.

Në Prizren, në Vushtrri dhe Mitrovicë të Veriut deri sot janë shënuar nga 23 raste të infektuara, 21 në Gjilan, 18 në Viti, 15 në Kamenicë, 10 në Gjakovë, 11 në Zveqan, ndërsa 10 në Gjakovë.
Shtatë persona janë te infektuar në Han të Elezit, 6 në Pejë, 5 në Leposaviq, 5 në Suharekë dhe 5 në Suharekë.

Raste me Covid 19 janë shënuar edhe në Klinë ku deri sot janë të identifikuar 4 persona, Fushë Kosovë 4 persona të prekur, Zubin Potok 4 të prekur, 3 në Skenderaj dhe 2 në Lipjan.

Ndërsa komunat që shënojnë vetëm nga një person të infektuar janë Istog, Obiliq, Drenas, Shtime, Rahovec.

Ndërsa në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 12 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 1.838.297 raste të COVID-19 dhe 113.329 raste të vdekjes.

Instituti i Kombëtar i Shëndetit Publik po vazhdon të bëjë thirrje për qëndrim në shtëpi dhe mbajtje të distancës fizike, për së paku tre metra.

By I ZH

Leave a Reply