Në 24 orët e fundit janë bërë 426 teste për Covid-19 dhe prej tyre 30 kanë rezultuar pozitiv. Sipas qyteteve: 11 raste janë paraqitur në Shkup, në Kumanovë 2, Tetovë 6, Veles 5,Prilep 3, Manastiri 1, Ohër 1, Shtip 1.Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1465. Ndërkohë ka pasur dhe 3 të vdekur.  Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 26 pacientë.Janë zhvilluar po ashtu 184 teste skrinningu dhe nuk ka rezultuar asnjë pozitiv.

By I ZH