Se Rusia në krye me Vladimir Putinin po humb në Ukrainë, e dëshmon më së miri fakti se ka filluar të rekrutojë mercenarë nga vende të ndryshme të botës – duke filluar nga njësia çeçene e Kadirovit e deri te sirianët që mbrojtën Asadin që kryente masakra mbi civilët.

E një rast i tillë është dokumentuar nga BBC gjatë një hulumtimi të bërë së fundmi. Një luftëtari sirian, rusët i kanë ofruar 6 mijë euro për të luftuar në vijën e parë të frontit për Rusinë kundër ukrainasve, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për ushtarin sirian i cili është i vetëdijshëm që Rusia po kryen masakër në Ukrainë, por se sipas tij kjo po e ndihmon t’i sigurojë kafshatën e gojës familjes së tij, transmeton Telegrafi.

Mercenari sirian nuk hezitoi të tregojë se këtë po e bën për para. Madje familjes së tij i është premtuar nga Kremlini, se do t’ju jepen 40 mijë euro në rast se ai vritet gjatë luftimeve.

Siriani tha se të paktën 200 mercenarë nga vendlindja e tij, janë paraqitur për të luftuar krah rusëve në Ukrainë.

Sipas qeverisë dhe inteligjencës ukrainase, ekzistojnë 14 qendra rekrutimi të mercenarëve në Siri nga ku nisen drejt Ukrainës.