Mbrëmjen e kaluar u mbajt samiti I parë virtual, të organizuar nga organizata joqeveritare LDA Balkan (Leadership Development Association – Albania, Kosovo and Preshevo) dhe BNCE (Balkan Network for Citizenship Education) në bashkëpunim me Trailblazer Community Groups Salesforce. Samitin kishin mundësi ta ndiqnin më shumë se 150 të rinjë shqiptarë nga vende të ndryshme të ballkanit. /BiMedia/

Të dhëna rreth samitit:

LDA Balkan dhe Balkan Network for Citizenship Education bashkë me Trailblazer Community Groups Salesforce, mbajtën Samitin e Parë Virtual.  

Me folës nga gjashtë vende të Ballkanit dhe me temën “Rinia e Ballkanit në Kohën e Pandemisë COVID-19” LDA Balkan dhe Balkan Network for Citizenship Education mbajtën Samitin e Parë Virtual ku morën pjesë më shumë se 150 të rinjë nga vende të ndryshme të Ballkait.

Presidenti i LDA-së Marilo Meta në hapje të samitit theksoi se LDA është komuniteti më i madh aktual i të rinjëve në Ballkan dhe së shpejti ajo do bëhet funksionale edhe në Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Preshevë, siç është aktive në Shqipëri dhe Kosovë.

Presidenti Meta theksoi partnerin strategjik Salesforce Trailblazer Community, pas pyetjes nga Znj. Iva Durdaj.

Presidenti Meta falenderoj kompaninë prestigjoze Amerikane Salesforce për kontributin 43 milion pajisje mjekësore mbrojtëse për USA, dhe $1.5 mln donacion për organizatat OJF në USA, gjithashtu për hapjen e 3.3 mln vende të reja pune në këtë kohë pandemie.

Pas z.Meta, i pari i kësaj organizate për degën e Kosovës, Qendrim Hoxha, njëheri Ideator i Samitit Virtual, tha se LDA do të vazhdoj të krijoj nga shtëpitë tona evente të tilla në formë që ta mbajmë sa më aktive jetën shoqërore dhe qytetarinë aktive në vendet e Ballkanit ndërsa ftoj të rinjët e Ballkanit t’i bashkohen LDA-së përmes thirrjes publike që kjo organizatë e hap të hënën me datë 27.4.2020.

Shefi i Burimeve Njerëzore në LDA Balkan Dr.Sc Sedat Baraliu tha se aktivitetet e ndërprera të organizatës do fillojnë menjëherë pas pandemisë dhe se organizata do vazhdoj zgjerimin e strukturave të saj në të gjitha degët.

Folës të samitit ishin:

 –Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Kosovës.

 –Genci Nimanbegu, zv.Kryetar në Parlamentin e Malit të Zi ME;

 –Ermina Lekaj Prljaskaj, Deputete në Parlamentin e Kroacisë HR;

Shqiprim Arifi, Kryetar i Komunës së Preshevës RS;

Irsa Ruçi, Drejtoreshë e Shërbimit të Përgjithshëm Kombëtar të Rinisë në Republikën e Shqipërisë AL;

 –Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Folësi nga Maqedonia e Veriut Ziadin Sela në postimin e tij në facebook ka faleminderuar LDA Balkan dega në Kosovë, për organizimin e kësaj ngjarje të rëndësishme. – LDA Balkan.

Sot, isha pjesëmarrës -folës në Samitin Virtual, në një ekip të përbashkët me vendet e Ballkanit.

Prezentova përgjegjësitë për rininë dhe u përgjigja në pyetjet që kishin ata.

Mirënjohje pafund të rinjve nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria , Kosova,Maili i Zi, Presheva dhe Kroacia që ishin pjesë e samitit online dhe kontribuan me pyetjet dhe diskutimet e tyre.
Me këtë rinia jonë tregon se ka kapacitet , kanë entuziazëm dhe është e gatshme edhe në kohën kur jemi në izolim-karantinë të bëje gjëra të mira vetëm duhet mundësi tu jepet! Ata janë të gatshëm për të krijuar mekanizma koordinues dhe partneritete të reja në mes vendeve dhe kjo gjë na bën krenarë. Me mbi 150 të rinj u takuam në mënyrë virtuale, ndërsa herave tjera projektet madhore uroj t’i jetësojmë në realitet.
Faleminderit LDA Balkan dega në Kosovë, për organizimin e kësaj ngjarje të rëndësishme.-
Ziadin Sela, kryetar I Aleancës për Shqiptarët.

BiMedia në kontakt me disa nga folësit dhe pjesëmarrësit e samitit, ju paraqet disa mesazhe të tyre:

Të rinjtë kanë nevojë për zë, mbi gjithçka. Sepse ata kanë zgjuarsinë, energjinë dhe talentin e nevojshëm për të ecur përpara. Shërbimi Kombëtar për Rininë në Republikën e Shqipërisë, pasi realizoi një Sonadazh online me të rinjtë për të evidentuar prej tyre nevojat dhe problematikat, ndërmori një sërë nismash që i shërbejnë rinisë shqiptare për ta kaluar në mënyrë sa më produktive këtë periudhë, por dhe duke shtruar terrenin me projekte që i shërbejnë atyre profesionalisht për të ardhmen. Falënderoj pjesëmarrësit e çdo shteti dhe më vjen mirë që aty kishte zë shqip, e ne folëm të njëjtën gjuhë, që lë hapësirën e bashkëpunimit mes nesh në fushën e çështjeve rinore. Faleminderit LDA Ballkan dhe të rinjtë pjesëmarrës që nëpërmjet pyetjeve shtruan rrugën e bashkëpunimit e koordinimit të përbashkët. Isra Ruçi, Drejtor i Përgjithshëm Shërbimi Kombëtar për Rininë Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Republikën e Shqipërisë

Ardhmëria jonë është në duar të rinisë. Rininë tonë duhet mbështetur sepse ajo është motor i ardhmërisë dhe ndryshimeve pozitive në shoqëri. –Ermina Lekaj Prljaskaj, deputete në parlamentin e Kroacisë.

Atehere nga samiti qe u mbajt dje nga 5 shtete te Ballkanit, ne nje menyre u krijua edhe rrjetezimi i te rinjeve dhe nje koordinim per bashkepunim te ndersjellte mes ketyre 5 shteteve te Ballkanit: Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi dhe Kroaci.
Krahas kushteve te pandemise, ne zhvillum nje samit te tille virtual qe ishte mjaft frytdhenes, dhe nga feedback-u qe pranum nga pjesemarresit. Ne si rini ishim mjafte entuziast per informim te gjendjes tone gjate kesaj pandemie ne keto shtete te Ballkanit. Nga pervoja personale, qe nga dje kam pranuar kerkesa shoqerie ne rrjete fale samitit dhe mezi po presim edhe si ekip e LDA-se te bashkepunojme te gjithe
. – Medina Bunjaku, anëtare e LDA.

Të rinjt shqiptarë sot janë në udhëkryq të madhë. Sfidat me të cilat ne ballafaqohemi dhe problemet që ne i kemi vetëm bashkë mund të ia dalim sepse ne jemi e ardhmja.Altin Borici – Koordinator për Rini në Komunën e Preshevës

Mbrëmë pata fatin të jem pjesë e Samitit të Parë Virtual e organizuar nga LDA Balkan në bashkëpunim me Balkan Network for Citizenship Education me folës nga gjashtë (6) shtete të Ballkanit. Secili nga folësit është fat për ne të rinjtë. I dëgjova me shumë kujdes të gjithë folësit të gjithë dhanë përgjigjet e tyre nga pyetjet që u parashtroheshin nga të rinjtë. Ne kemi një rini shumë aktive që janë të gatshëm të ndihmojnë në këtë kohë të pakohë ku luftojmë me virusin korona . Rinia dhe e ardhmja gjithmonë do të lidhen, sepse nuk mund të ekzistojnë në mungesë të njëra tjetrës. Është fakt që sa më e fortë të jetë rinia, aq më i fortë është kombi. Roli i rinisë në ndërtimin e kombit zë vendin qendror. Vendet që shfrytëzojnë rininë e tyre në drejtimin e duhur janë më të zhvilluara. Energjia dhe shkëlqimi i mendjeve të të rinjve veprojnë si bartës të pishtarëve për kombin. Përkundrazi, vendet që nuk arrijnë të kuptojnë rëndësinë e rinisë mbeten prapa në çdo sferë të jetës. Është detyrë e vendit tu sigurojë të rinjve mundësi të bollshme për të luajtur rolin e tyre në një mënyrë efektive. Rinia mban pjesën e rëndësishme të së ardhmes së shoqërisë sonë, ata duhet të edukohen, udhëzohen, inkurajohen, këshillohen. Një ditë e re ka gjithmonë diçka të mrekullueshme për të na dhuruar. Është sinonim i shpresës që na jep një fillimiri, që ne e quajmë Jetë! Në këtë kohë vendosa tu jap ndihmë në informim duke përkthyer nga gjuha maqedone në gjuhën shqipe : lajmet, këshillat etj. Të ndihmosh është mirë të japësh një dorë është gjest human. Kur ndihmon të tjerët ke ndihmuar dhe veten tënde! Uroj të ketë sa më shumë samite dhe falemnderit të gjithëve për mbrëmë!Donika Bakiu, albanologe nga Maqedonia e Veriut

Dje me datë 24.4.2020, është mbajtuar “Samiti i Parë Virtual”, i cili u organizua nga LDA Balkan dhe Balkan Network for Citizenship Education. Për mua ishte nderë që të moderoja një samiti siç ishte ai i ditës së djeshme. Samiti mblodhi të rinjë nga të gjitha trevat Shqipëtare dhe folës nga shtete të ndryshme poashtu. Pjesëmarrja aq e madhe dhe interesimin aq i madh i të rinjëve për këtë samit, është treguesi më i mirë i rëndësis së samitit. Falenderoj të gjithë pjesëmarrësit të cilët u bënë edhe pjesë e diskutimit dhe mundësuan një diskutim aq të pastër dhe frytdhënës.- Donika Hoti, anëtare e LDA, moderatore e samitit.

Të rinjtë janë e ardhmja e çdo vendi. Të shohësh njerëzit e vendit tënd të përparojnë dhe zhvillohen personalisht dhe profesionalisht është një ndjenjë që nuk përshkruhet me fjalë.   Të rinjtë janë aktorët më të rëndësishëm në shoqëri. Ambicia dhe veprimi janë dy faktorët kryesorë të cilët të shpien drejtë suksesit. Andaj, përderisa keni ambiciet dhe vullnetin për punë do të arrini shumë maja. Nuk ka rëndësi cilit nacionaliteti i përkasim. Ajo çka ka rëndësi është të dimë të respektojmë dhe përkrahim kulturat e ndryshme. Nuk duhet të harrojmë që kombet të cilat dinë të jetojnë së bashku gjithmonë do të jenë të sukseshme. I them të rinjëve që asnjëherë të mos dorëzohen dhe të vazhdojnë të realizojnë ëndërrat e tyre. Dhe mos harroni se çdo rrëzim është një hap më tepër drejt suksesit. Punoni për vendintuaj, për dituri dhe për botën. Elona Hasani, pjesëmarrëse në samit.

Ne të rinjët jemi e tashmja dhe e ardhmja, jemi aseti më i çmuar që ka një vend andaj ne duhet t’i japim vetës vlerën e duhur. Të mos i frikësohemi gabimeve e as të mos jetë frika faktori që na ndalon. Të jemi aktiv në shoqëri, të guxojmë të marrim vendime dhe t’i shërbejmë komunitetit, kjo është detyra jonë e cila na bënë të ndjehemi mirë. – Resul Gashi, anëtar i LDA.

BiMedia

By I ZH

Leave a Reply