Më 19 mars ushte dita e fundit ku tregu i Tetovës ishte i hapur. Shtabi i Krizës mori vendim që të zvogëlohet rreziku nga përhapje me coronavirusin në ditën kur ka dendësi të madhe të njerëzve. Tregu gjatë ditëve tjera punonte.

Tregtarët thonë se gjatë ditës së tregut, përkatësisht të enjten, kanë mundësi të shesin më shumë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ka njerëz të cilët nuk mund të vinë në treg për të blerë pemë dhe perime. Ditët tjera punohej por më pak dhe kishte më pak lëvizje. Për blerësit është shtrenjt, megjithatë për ne çmimet janë të ulëta”, thonë nga tregu i gjelbër.

Përveç tregut të gjelbër, u mundësua puna edhe te i ashtuquajturi tregu për gra dhe të gjitha vendet e hapura dhe të mbyllura për tregti.

“Për të parandaluar coronavirusin ka radarë që kujdesen edhe për dezinfektimin e tregjeve”, thonë nga Komuna e Tetovës.

By I ZH