Shifrat me pacientët të cilët po kërkojnë trajtim mjekësor rreth infeksionit me virusin Covid-19 janë duke u rritur dita-ditës. Tashmë të gjitha spitalet rajonale në vend i kanë hapur dyert për të pritur pacientët e prekur nga ky virus.

E në disa prej tyre, gjendja nuk qëndron e mirë. Në Spitalin e Gjakovës për momentin janë të hospitalizuar 48 pacientë të konfirmuar me Covid-19. 36 nga ta janë konfirmuar me COVID-19.

28 nga ta janë me oksigjeno-terapi. Një pacient është në respirator e një në CPAP maskë.

Ky është njoftimi i plotë i Spitalit të Gjakovës:

Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, datë 17.08.2020 ora 10:00 është:

• 48 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid 19

• 36 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 pozitiv,

• 6 pacientë janë konfirmuar negativ,

• 6 pacientë do të testohen,

• 28 pacientë me oksigjeno terapi,

• 1 pacientë është në CPAP maskë,

• 1 pacientë është në respiratorë.

• Covid 19 pozitiv aktiv janë: 6 mjekë, 15 infermierë dhe 3 staf mbështetës.

#mbajemasken

#mbajedistancen

#higjenpersonale