Sipas statistikave të MPB-së, gjatë 24 orëve të fundit, është marrë vendim për izolimin e 101 personave në territorin e vendit tonë, kurse 40 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Policia ka kryer inspektime të personave nën izolim, nga ku është konfirmuar se një person nuk ka respektuar masën e izolimit si pasojë e pandemisë Covid-19.

Sa i përket ndalesës për lëvizje, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 89 shkelje në të gjithë vendin prej të cilëve 8 janë të mitur. Prej gjithsej 89 personave, 38 persona janë ndaluar nga policia.

By I ZH

Leave a Reply