Raphael Varane është duke e kaluar sezonin e tij të nëntë si futbollist i Real Madridit.

Gjatë gjithë kësaj kohe francezi ka pasur oferta të shumta, por që në asnjë moment Reali nuk diskutoi largimin e tij.

Los Blancos nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga ylli i tyre as tani kur Mancester City po insiston për transferimin e tij.

Raphael Varane. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Kampioni në fuqi i Anglisë besohet se është gati të shpenzojë rreth 100 milionë euro për angazhimin e francezit, por duket se nuk do t’ia dalë.

Marca ka raportuar se Los Blancos nuk do të lejojnë largimin e Varanes nga Santiago Bernabeu për asnjë çmim në botë.

Francezi shihet si e ardhmja e klubit dhe Reali synon që pikërisht në të ardhmen t’ia besoj edhe shiritin e kapitenit yllit të tyre.

Raphael Varane dhe Sergio Ramos . (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

26-vjeçari ka fituar gjithçka me fanellën e Realit, derisa ka një kontratë me Los Blancos deri në verën e vitit 2022.

Pasi të kaloj pandemia Covid-19, Real Madrid do të fillojë bisedimet me lojtarin për një kontratë të re që do ta mbante francezin në Santiago Bernabeu deri në vitin 2025. /Telegrafi/

By I ZH

Leave a Reply