Aleksandra Angellova, nëna e foshnjës katërmuajshe që u pranua me Covid-19 në Klinikën Infektive në Shkup, në rrjetet sociale ka reaguar për kushtet e klinikës.

Ajo thotë se foshnja nuk merr ushqim të veçantë siç thonë nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa tre ditë kanë pritur që t’i merret mostër foshnjës për testim.

Angellova thotë se kur kërkojnë ujë, marrin përgjigje se “donacionet e ujit janë harxhuar”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Çfarë menaxhimi, çfarë sistemi shëndetësor të aftë, Bravo! Nuk e di edhe ju vetë a i besoni përrallës. Kur edhe një njeri si unë me nerva çeliku arritët ta revoltoni. Kë e mashtroni për komunikim të mirë mes pacientit dhe mjekut? Të qëndrosh 15 ditë në Klinikën Infektive dhe një mjek mos të t’i tregojë rezultatet, e as pse marrësh terapi dhe pse të shpojnë? Kur pyesësh për ujë, të thonë se janë harxhuar donacionet, ndërsa në televizion thonë se foshnja ka ushqim të veçantë. Çfarë është ai ushqimi i veçantë? Tre ditë të thonë se do të marrin mostër nga foshnja dhe nuk e bëjnë”, ka shkruar mes tjerash nëna e foshnjës së infektuar.

Ajo ka lavdëruar punën e pediatrit, për të cilin thotë se ka qenë në krye të detyrës.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe më 9 prill njoftoi se pacienti më i ri me Covid-19 në vend është një foshnje katërmuajshe.

Ai atëherë tha se edhe nëna edhe foshnja janë në gjendje stabile, ndërsa foshnja ka pasur forma të lehta të sëmundjes.

By I ZH

Leave a Reply