“Struga e palëkundur në bindjet e saj

Gjatë ditës së sotme, në hapjen e shtabit të Bashkimit Demokratik për Integrim në qytetin e Strugës, struganët edhe njëherë dëshmuan mbështetjen e tyre të fuqishme për subjektin tonë dhe për ekipin tonë fitues. Objektivat kryesore të programit zgjedhor të BDI-së për Strugën janë të përpiluara në konsultim të vazhdueshëm me qytetarët dhe kanë për qëllim kontinuitetin e punës për zhvillimin e mëtejshëm të Strugës si një qytet turistik i pastër dhe i gjelbër, me infrastrukturë të rregulluar, me infrastrukturë moderne shkollore për arsim cilësor dhe me administratë efikase që do të ofrojë shërbime të digjitalizuara.Struga meriton më të mirën dhe opsioni më i mirë jemi ne.

E ardhmja e Strugës është e gjelbër.

Zgjidh jetë, voto blertë! 💚Rretho numrin 3!💚