Lajme Rajoni

Rama për bllokun e dytë të bizneseve që do të hapen: Rikthehen në punë mbi 27 mijë punonjës

Edi Rama foli për bllokun e dytë të bizneseve, që do të rihapen, pas më shumë se një muaji të mbyllur, për shkak të koronavirusit, pas vërtetimit që duhet të marrin në portalin “e-Albania”.

Në një komunikim live në “Facebook”, Rama tha se në bllokun e dytë të bizneseve përfshihen në përgjithësi bizneset e shitjeve me pakicë. Kjo listë do të rikthejë në punë mbi 27 mijë punonjës.

“Lista me bllokun e dytë të bizneseve që rinisin punën do të publikohet sot në “e-Albana”. Me këtë listë rikthehen në punë mbi 27 mijë punonjës. Hyjnë shitje me pakicë e veshjeve, tregti me pakicë e veshjeve, tregtia me pakicë e tekstileve, e këpucëve, e mobilieve, artikujve shtëpiakë, tregtia me pakisë e luleve, bimëve, kafshëve të shtëpisë, e pajisjeve audio të regjistruara, e qylymave, dyshemeve, lojërave dhe lodrave”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *