Kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë të ditur se edhe 11 pacientë të tjerë janë shëruar nga koronavirusi COVID-19.
“Lajm i mirë: 11 të shëruar sot”, deklaroi Kryeministri në orët e para të kësaj të enjteje.

Me 11 të shëruarit e sotëm ka shkuar në 165 totali i personave të shëruar nga COVID-19 në Shqipëri.

Ndërkohë nga specialistët e shëndetit publik vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuar pozitivë.

By I ZH

Leave a Reply