Rajoni

Rama i rikthehet Shengenit rajonal: Duhet të europianizohemi, jo të riballkanizohemi

Gjatë konferencës së përbashkët për mediat me Komisionerin për Zgjerimin, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli edhe për Shengenin rajonal, një nismë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të krijuar një treg të përbashkët.- Advertisements –

“Shengeni rajonal është projekt i mbështetur nga BE, dhe komisioneri Varhelyi është kontributor konkret i këtij projekti me planin e investimeve, kështu që ka kaq shumë mundësi saqë është e kotë të humbasim kohë duke prodhuar histori që nuk na çojnë asgjëkundi”, tha Rama.

“Konfliktet jo produktive na kanë lënë mbrapa. Fatkeqësisht artin e sajimit të tyre e kemi realisht një art për të cilin nuk na konkurron askush. Duhet të europianizohemi dhe nuk duhet të riballkanizohemi ndërkohë që jemi në mes të rrugës midis ballkanizimit dhe europianizimit. Konfliktet duan kohën e tyre për t’u zgjidhur”./A2CNN