Nga e hëna do të hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese dhe kryeministri Edi Rama thotë se sot do të jetë dita e fundit që lëvizja lejohet deri në orën 13:00.
“Sot është dita e fundit me fashën orare deri në 13.00. Nga sot në 13.00 deri të hënën në 05.00 gjithçka do të jetë e mbyllur dhe të gjithë në shtëpi. Nga e hëna, fasha orare do të zgjatet deri 17.30 dhe autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta. Pak nga pak dhe me durim, do të dalim me kokën lart nga kjo luftë”, shkruan kryeministri Edi Rama.
