Kryeministri Edi Rama duke folur për sulmin e djeshëm në selinë blu, tha se Berisha dhe Basha janë kufoma politike të paricikueshëm dhe të dy të gatshëm në ”luftën” e tyre për pushtet të sakrifikojnë njerëz.

“Ajo që përbënë në fakt të vërteten e thjeshtë është që të dy personazhet janë e njëjta mbetja e asaj partie të ndarë përgjysmë, mbetje të pariciklueshme në funksion të së ardhmes. Dua të flasë me demokratët, si dikush që e ka ndjekur historinë e tyre prej disa vitesh në pozicione të ndryshme, këta të dy janë NJE të ndarë në dy pasqyra. PD është historia e dy së bashku. I dyti është futur në skenë nga i pari i si hija e tij. Ky është një moment delikat jo vetëm për PD. Ajo dje ishte një shfaqje mesjetare. Me nj ushtri brenda të karikuar me një sistem të fortifikuar dhe një ushtri jashtë e karikuar për të sulmuar me çekiç, me shkallë, mund të kishte degjeneruar në diçka të pangushëllueshme për PD, për demokratët dhe shoqërinë tonë. Si njeri dhe si tjetri, janë dy kufoma politike, që kanë marrë peng atë parti, për fat të keq ishin papërgjegjshmërisë të gatshëm për rolin e marrësit dhe mbrojtësit të kështjellës së PD. Ishin të dy të gatshëm të sakrifikonin njerëz.”, tha ai.

Për kryeministrin Rama dje u zhvillua një ngjarje mesjetare në mes të Tiranës, ku dy palë të ndara përgjysmë, njëra brenda e tjetra jashtë godinës, ishin gati edhe për gjakderdhje, që të merrnin kështjellën.

“Janë të dy pa asnjë mesazh politik, pikë e zezë. Ajo që përbën në fakt të vërtetën, është që këta dy personazhe janë e njëjta mbetje, e ndarë përgjysmë. Një mbetje për arsye të ndryshme e pariciklueshme në funksion të së ardhmes. Arsyeja pse jam sot këtu për të folur me demokratët, nuk janë këta të dy. Në sytë e mi, jo si kundërshtar i tyre, as si kryetar i shumicës qeverisëse, por si dikush që e ka ndjekur historinë politike të këtij vendi nga shumë afër në pozicione të ndryshme. Këta të dy janë njëri i ndarë në dy pasqyra.

Dje ajo shfaqje mesjetare në mes të Tiranës, me një palë brenda të karikuar me një sistem fortifikimi, dhe një ushtri jashtë e karikuar për të sulmuar me çekiçë, shkallë, varre, mund të kishte degjeneruar në gjakderdhje, në diçka të pangushëllueshme për PD, për demokratët, por edhe për shoqërinë tonë. Si njëri, dhe tjetri, të dyja kufomat politike që e kanë marrë peng atë parti, për fat të keq ishin papërgjegjshmërisht të gatshëm për marrjen e kështjellës me gjakun e demokratëve. Që të dy ishin gati të sakrifikonin njerëz. Policia dje ka pasur sfidën më të vështirë, sepse për herë të parë në historinë e vet, policia është sfiduar nga një ngjarje me potencial gjakderdhje në oborrin e një partie, jo për shkak të sulmit nga kundërshtarët, por për shkak të kacafytjes në oborr mes veti.

Një kacafytje barbare. Policia e stërvitur në tërë këto vite për të përballuar këtë lloj materie politike, këtë lloj qasjeje dhe këtë lloj drejtimi politik, që e përfshin dhunën si mjet politik në agresionin ndaj godinave, dje meritoi respektin e të gjithëve dhe sot meriton një falënderim shumë të posaçëm, sepse mbajti të njëjtin standard siç e ka krijuar në mbrojtjen e godinës së qeverisë nga kjo materie, nga kjo prurje, nga kjo turmë, e cila dje ishte e ndarë përgjysmë, njëra pjesë brenda, tjetra jashtë godinës.

Sulmet e të dy palëve ndaj policisë janë një shëmbëlltyrë e një të vërtete të hidhur se të dyja këto kufoma politike që kanë marrë peng PD-në janë shumë larg kulturës së shtetit, kulturës së ligjit dhe ligjshmërisë sepse janë në fakt e njëjta gjë, e njëjta mbetje politike e ndarë përgjysmë. Njëra më e vjetër, njëra më e re, por e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë. E vjetër apo e re është e njëjta biologji po asgjë tjetër”, tha Rama.

By admin