Struganët kanë shkelur rregullat dhe rekomandimet e qeverisë per t’ju shmangur turmave. Para bankës, shihen qytetarë që janë gurmbulluar, duke mos mbajtur distancë me njëri tjetrin. Ne fotografi vërehen qytetarë të moshave më të vjetra, të cilët me shumë gjasa janë duke pritur për të marrë pensionet e tyre. Ne Strugë deri më tani janë rejistruar dy raste të prekur nga virusi korona, megjithatë vazhdojnë të bëhen teste për qytetarët tjerë. Në nderkohë u apelohet qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e qeverisë, për tju shmangur turmave, të mbajnë distancën me njëri-tjetrin si dhe të mos dalin pa nevojë. /BiMedia/

Foto e huazuar.

By I ZH

Leave a Reply