Qeveria në mbledhjen e sotme nuk ka diskutuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për kthimin e orës policore në vatrat e virusit. Burime brenda mbledhjes së Qeverisë për Alsat thonë se organi ekzekutiv ka vendosur që për këtë propozim të vendoset në mbledhjen e ardhshme. KSI-ja sot propozoi kthimin e orës policore nga ora 22 deri në orën 05 nëpër vendbanimet ku virusi ka krijuar vatër.

By I ZH