Malajzia është prekur më rëndë nga koronavirusi nga gjithë shtetet e tjera të Azisë Juglindore, me 2900 të infektuar. Këtë javë, qeveria e Malajzisë mendoi se gjeti zgjidhjen e problemit, por i shkaktoi vetes një tjetër problem për të zgjidhur.

Ministria për Gratë, Familjen dhe Zhvillimin e Komunitetit në Malajzi publikoi disa postera në Facebook shoqëruar me #WomenPreventCOVID19 (Gratë Parandalojnë Covid-19). Posterat këshillojnë gratë të ndihmojnë në zbutjen e pandemisë duke mos bezdisur burrat.

Ministria i këshilloi gratë të mos tregohen “ironike” nëse kanë nevojë për ndihmë me punët e shtëpisë dhe i nxiti të vishen dhe të lyhen nëse punojnë nga shtëpia.

Pas komenteve negative online, ministria u detyrua të hiqte dorë nga fushata. Zëdhënësit thanë se sugjerimet kishin për synim “të ruanin raporte pozitive mes anëtarëve të familjes gjatë kësaj periudhe.”

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave kanë paralajmëruar se prej kufizimit të lëvizjes do të shtohen rastet e dhunës në familje.

By I ZH

Leave a Reply