Ministrja e Financave, Nina Angellovska thotë se do të kërkojnë që ta pranojnë propozimin e Odës Ekonomike të Maqedonisë për rritjen e akcizës së naftës dhe informon ase po përgatitet edhe propozim dekret bashkë me Drejtorinë Doganore, por se vendimin përfundimtar do ta ketë Qeveria.

“Ai propozim është në tavolinë, tashmë po përgatisim propozim dekret, Qeveria është organ kolektiv i cili sjellë vendime, e dini se të gjitha propozimet të cilat dalin dhe janë në bazë reale dhe siç vlerësojmë se është e pranueshme dhe se duhet, duke i marrë parasysh edhe përllogaritjet dhe implikimet fiskale. Propozimi ishte për dy denarë të rritet akciza e naftës. Me Drejtorinë Doganore punojmë konkretisht në propozimin dhe së shpejti do të dalim me informacion të saktë, por do të donim ta pranonim propozimin nga Oda Ekonomike sepse vlerësojmë se ka arsye që në këto kushte të tilla kur ka rënie të madhe të çmimeve të naftës, megjithatë gjithsesi edhe kur ka kërkesë të ulur”, tha Angellovska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Kriza, shtoi, nuk është nxitur nga ato sektorë, gjegjësisht nga goditje ekonomike, por është nga goditje shëndetësore e cila pasqyrohet për shkak të ndërmarrjes së masave të secilit vend që ta mbrojë shëndetin e qytetarëve, tha Angellovska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Në pakon e zgjidhjeve për menaxhim me problemet ekonomike Oda Ekonomike propozon për dy denarë të rritet akciza për vajin ekstra të lehtë dhe eurodizelin, ndërsa akciza për vajin ekstra të barazohet me akcizën për lëndën djegëse dizel. përllogaritjet e tyre tregojnë se me masat e propozuara nga akcizat dhe TVSH nga shitja e derivateve të naftës në muaj do të grumbulloheshin 3,8 milionë euro më shumë gjegjësisht 46,2 milionë euro në nivel vjetor.

Kundër propozimit për rritjen e akcizës së derivateve të naftës është Asociacioni i Transportuesve Maktrans prej ku vlerësuan se është joracional dhe josolid.

Ata kërkuan që Qeveria të mos e pranojë masën e propozuar, duke vlerësuar se ajo nuk ka mekanizëm mbrojtës që të ulet ndikimi i çmimeve të të gjitha produkteve të cilat transportohen, ndërsa kjo, theksojnë, mund të jetë kapsollë iniciuese për paraqitje të inflacionit e cila do të shkaktojë dëm te të gjitha shoqatat mikro, të vogla dhe të mesme dhe të bujqit.

Siç sqaruan nga Makmtrans, rritja e akcizës për derivatet e naftës do të nënkuptonte akciza ekzistuese për benzina pa plum të rritet për dy denarë në vlerë prej 23,692 denarë, akciza për vaj gazi e cila përdoret si karburant për motorë të rritet për dy denarë në vlerë prej 17,121 denarë, përderisa akciza për vajin e gazit që përdoret si karburant të barazohet me akcizën për lëndën dizel, gjegjësisht të jetë 17,121 denarë.

By B I

Leave a Reply