Edhe pse universitetet janë në pushim momentalisht, nuk e bën kryetarin e parlamentit studentor në Universitetin e Evropës Juglindore, Agron Demirin, të rrijë duarkryq në këtë situatë. Përgjegjësia e tij si udhëheqës I studentëve por edhe si një qytetar ka bërë atë që të realizojë një sërë aktivitetesh së bashku me studentë tjerë, me qëllim për të dhënë mesazhe por edhe për tju dalë në ndihmë qytetarëve. BiMedia ka realizuar një intervistë me Agronin, I cili ka treguar për aktivitet që ka bërë si dhe për planet në të ardhmen për sa i përket studentëve dhe parlamentit studentor të UEJL. /BiMedia/
BiMedia: Fillimisht na trego pak përgjegjësitë që ke si kryetar I parlamentit studentor në UEJL?
Agron Demiri: Sëpari ju falemenderoj për intervistën,
Të jesh Kryetar i Parlamentit Studentor pranë UEJL është një përgjegjësi, të cilën që nga dita e parë që kam marrë postin e Kryetarit të PAS nëpërmjet mediumeve u kam premtuar studentëve se do jem zëri i atyre, njëkohësisht edhe me aktivitetet tona të cilët i kishim paraparë në planin Akcional, por për shkak situates aktuale që kapluar botën virusi Covid19 mundohemi të jemi sa më të kujdesshëm, përgjegjësitë janë të shumta pasi që edhe jemi Universitet me autonomi të plotë duhet të shtjellohet dhe të përcillet çdo ankesë ose kërkesë e studentit, pra edhe kjo na bën të dukemi ndryshe nga të tjerët.
BiMedia: Si ka ndikuar situata me Covid 19 tek ty, si e shfrytëzon kohën tani që edhe universitetet janë në pushim momentalisht?
Agron Demiri: Të them të drejtën ditët e para ishin ekstrem të lodhëshme, pasi që ne studentët jemi mësuar me jetën në kampus, shëtitje dhe ishte paksa e vështirë , por tani jemi adaptuar me masat që na jepen nga Qeveria e RMV-së. Koha nuk kalon lehtë pasi që ndryshe jemi mësuar ta menaxhojmë, në periudhën e ditëve të fundit kam qenë me angazhime nga studentët për probleme administrative, si dhe akademike.
BiMedia: Edhe pse momentalisht me universitetin jeni në pushim, ju nuk jeni ndaluar me aktivitetet, fillimisht kishit një aktivitet ku përcollët mesazhe inspiruese për të gjithë që të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa sot keni shpërndarë edhe maska për qytetarët, si jeni frymëzuar për këtë?
Agron Demiri: Është e vërtetë që ne si Parlament Studentor kemi nis me aktivitete online që ditët e para të pandemisë Covid19, studentët e UEJL në rjetetet e tyre sociale shpërndajshin mesazhe senzibilizueze drejtuar opinionit të qëndrojnë në shtëpi që ta tejkalojmë këtë situatë që jemi izoluar me javë të tëra. Sa i përket aktivitetit të sotëm, ideja ishte të u japim qytetarëve maska dhe doreza, mesazhi kryesor ishte që të qëndrojnë në shtëpi dhe ti respektojnë masat e reja të Qeverisë së RMV-së, njëkohësisht edhe studentëve tu japim mesazhin që të qëndrojnë në shtëpi e të studiojnë online.
Dua të theksoj se ky aktivitet u reailzua në Qytetin e Tetoves, dhë në Shkup.
BiMedia: A do të ketë organizime të ngjajshme edhe më tej, derisa të zgjasë kjo situate?
Agron Demiri: Sa u përket aktiviteteve të kesaj natyre në kushte të papërshtatshme , ne kemi si ide shumë, dhe jemi të gatshëm që ti kryejmë ata në të ardhmën, por shpres jonë e vetme është se në periudhë të shkurtë do kthehemi në normalitet dhe do të vazhdojmë me aktivitete të ndryshme.
BiMedia: Nëse kjo situatë do të zgjatet edhe më tej, a keni ndonjë plan për apsolventët, ndonjë mënyrë se si mund ti japin lamtumirën jetës studentore?
Agron Demiri: Të ju them të drejtën kjo më pengon më shumë edhe pse nuk jam apsolvent mirëpo e analizoj se si përballën apsolventët tanë të dashur, të ju them të drejtën pasi që edhe parashikimet janë se kjo situatë do zgjas edhe në muajt e ardhshëm, ne vetëm se i kemi disa plane dhe ide konkrete, mirëpo të shohim se si do rjedhin punët në të ardhmën, dhe natyrisht se do të përshëndetën në mënyrë sa më efikase, por dëshira ime e vetme si Kryetar i PAS është që ti kthehemi normalitetit edhe t’i përcjellim apsolventët tanë menyrën ma të duhur, pse neser mos i kemi edhe studentë tanë në master.
BiMedia: Cila do të jetë gjëja e parë që do të bësh pasi kjo situatë të kalojë?
Agron Demiri: Nga gjitha pyetjet, kjo pyetje më duket më e sikletshme, arsyet janë të shumta, si jeta në kampus, shëtitjet me kolegët që ka një periudhë që nuk janë takuar fizikisht, dhe për këtë gjë t’ia lëmë kohës dhe natyrysht bashkë me studentët do ndërmarim diçka me pëlqimin e tyre.
BiMedia: Një mesazh për të gjithë?
Agron Demiri: Mesazhi im drejtuar të gjithë qytetarëve të RMV-së e veçanërisht studentëve të respektojnë masat e dhëna, ta respektojnë distancën, dhe dua të potencoj: Le t’i kujtojmë ditët e mira që më lehtë t’i kalojmë ditët e vështira.
BiMedia