Një rrahje mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në një lokal në Komunën e Gjilanit.

Sipas raportimeve, rrahja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje mes palëve të përfshira në rast.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka deklaruar se të dyshuarit janë intervistuar ndërsa rasti është proceduar me procedurë të rregullt.

“Po ka pas një rrahje në mes disa personave në një lokal pas një mosmarveshje që kanë pas në mes vete, të dyshimtit janë intervistu në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit rasti procedohet në procedurë të rregullt në gjykatë”, tha Hashani për Gazetën Express.

By admin