Te enjten në emisionin “Opinion” Kryeministri Rama i mashtroi shqiptarët edhe njëherë. Në përpjekje për t’iu shmangur pyetjes së drejtuesit të emisionit z. Fevziu se “…përse nuk bëni më shumë teste?”, Rama dha një përgjigje evazive.

“Rajoni i Lombardisë ka kryer 12 mijë teste për 1 milionë banorë. Ndërkohë në Korenë e Jugut që e përmendim si rast suksesi ka 4 mijë e 450 teste”. (Video poshtë në minutën 57)

Statistikat botërore në fakt tregojnë se Koreja e Jugut ka kryer gjithsej 421 547 teste nga 1 shkurti deri më 1 prill 2020. Pjesëtuar për 51.47 milionë banorë, raporti në fakt rezulton të jetë racional dhe të paktën dy herë më i lartë se ai që shprehet kryeministri shqiptar në sy të të gjithëve. Koreja e Jugut ka kryer mbi 8000 testime / milionë banorë për dy muaj.

Nëse qeveria shqiptare do të dëgjonte udhëzimet e OBSH për testime masive dhe do të ndiqte shembujt e vendeve që po korrin sukses ndaj Covid-19, do të duhej të kishte kryer prej 1 marsit të paktën 10 mijë teste.

Pavarësisht shmangies së vazhdueshme ndaj kësaj pyetjeje, që duket të jetë provuar si strategjia më e suksesshme deri më tani, qeverisa shqiptare nuk ka bërë asnjë moment transparencë për numrin e testeve që disponon, nëse synon të sigurojë teste të tjera nga jashtë, sa teste ka zhvilluar deri më sot dhe se kur do të nisë strategjinë e testeve në masë.

By I ZH

Leave a Reply