Një çift avokatësh në St.Luis u drejtuan armët protestuesve që po kalonin pranë shtëpisë së tyre. Video u përhap në rrjetet sociale të dielën, teksa burrë e grua u përballën me rreth 300 vetë që po marshonin duke kërkuar largimin e kruyebashkiakes së qytetit Luda Kreëson.

Burri, Mark McCloskey, u pa me një automatik AR-15 në duar, ndërsa bashkëshortja, Patricia, mbante një pistoletë. Në një moment ata u drejtojnë armët protestuesve, ndërsa persona të ndryshëm përpiqeshin të largonin protestuesit.

Nuk është e qartë nëse ndonjë prej protestuesve u përpoq të hynte në shtëpinë e tyre.

Pas ngjarjes, u nis një peticion online që bënte thirrje për largimin e tyre nga puna, i cili deri tani ka marrë mbi 40 mijë firma.

By I ZH