Showbiz

Prokuroria përfundon hetimet, ja akuza me të cilën do të përballet Fjolla Morina në gjyq

Prokuroria e Kukës përfundoi hetime për këngëtaren Fjolla Morinën, e cila akuohej për armëmbajtje pa leje. Kurse për dy shoqëruesit e artistet, Fisnik Sylj dhe Fitimk Muji prokuroira pushoi akuzat.

Të dhënat e mbledhura janë dërguar tek Gjykata e Rrethit Kuksë , e cila pritet të jap një datë për zhvillimin e seancës ndaj Morinës.

Mesditën e 19 Shtatorit, Fjolla Morina u arrestua në Pikën Kufitare të Morinës, pasi u kap me armë zjarri. Policia Kufitare theksoi se gjatë kontrollit në çantën e dorës së artistes, ku gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishek.

Ndërsa në bagazh të automjetit tip “AudiQ7” u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër çakmak. Nga verifikimet që kanë bërë forcat blu, mjeti tip “Audi”, me drejtuese shtetasen Fjolla Morina, 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte me shtetasit, Fisnik Sylj dhe Fitimk Muji  banues në Kosovë e Belgjikë.