Në përkrahje të masës së reciprociteti e vendosur ndaj Serbisë doli Klubi i Prodhuesve të Kosovës, tutje thuhet se Qeveria duhet t’i monitoroj masat dhe të mbrojë tregun vendor nga masat anti-dumping. Shoqata u bën thirrje prodhuesve t’i raportojnë në barrierat që hasin.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës, përkrahu sot vendimin e Qeverisë për masa të reciprocitet ndaj Serbisë.

“Klubi i Prodhuesve të Kosovës e përkrah miratimin e vendimin nga Qeveria e Kosovës për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë. Vendim ky i cili obligon që në marrëdhëniet tregtare me Serbinë, emërtimet në certifikatat fitosanitare dhe certifikatat veterinare, bashkë me dokumentet tjera përcjellëse të përdoren në​ përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në komunikatën e Klubit të Prodhuesve,

“Klubi i Prodhuesve beson në tregtinë e lirë dhe në integrimet rajonale dhe europiane, por po ashtu besojmë se në marrëdhëniet tregtare duhet të respektohen parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjet e ndryshme ndërkombëtare”, thuhet tutje në njoftim.

Tutje sipas prodhuesve, në periudhat në vazhdim është shumë me rëndësi që Qeveria të monitoroj masat dhe të mbroj tregun vendor me masat anti-dumping dhe nga praktikat jo të drejta tregtare, duke pas parasysh që në të kaluarën shumë produkte serbe kanë hyr në tregun e Kosovës të subvencionuara ose nën koston e prodhimit kështu duke i bërë prodhuesit vendor jo-konkurrues.

“Po ashtu ju bëjmë thirrje të gjithë prodhuesve, ndërmarrësve dhe tregtarëve që të raportojnë të gjitha barrierat në të cilat hasin gjatë aktivitetit të tyre. Kjo është edhe ueb platforma nga MEPTINIS për adresimin dhe eliminimin e barrierave tregtare”, përfundon njoftimi.

Qeveria e Kosovës dje mori vendim që të heq tarifën 100 përqind për produktet që vijnë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia ndërsa për këtë të fundit u vendos masa e reciprocitetit.

By I ZH

Leave a Reply