Duke filluar nga fundi i viteve 1990, industria e verës në Maqedoninë e Veriut hyri në një dekadë të zhvillimeve intensive në rritjen e rrushit dhe prodhimin e verës. Sot vendi është një ndër eksportuesit më të mëdhenj të verës në rajon por edhe më gjerë.

Në Maqedoninë e Veriut ka 3 rajone të ndryshme ku kultivohet rrushi dhe fermerët e këtyre zonave furnizojnë industrinë e verës me mbi 125 mijë ton rrush. Në vitin 2018 në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 74 punëtori për prodhimin e verës, prej të cilave:
⦁ 90% kanë kapacitet për të prodhuar nën 5 milion litra
⦁ 5 punishte vere me kapacitet nga 5 milion – 15 milion litra
⦁ 4 punishte vere me kapacitet nga 15 milion – 50 mililon litra
Sipas të dhënave të organizatës jo-qeveritare “Verërat e Maqedonisë” e themeluar në vitin 2010, Maqedonia e veriut prodhon rreth 92 ton litra verë në vit. Nga ky total, 50% e prodhimit të verës shitet në shishe, 45% e prodhimit përbën shitje me shumicë dhe 5% shitet në qese kuti. Vetëm 15% e verës shitet në tregun e brendshëm ndërsa 85% eksportohet në 38 shtete. Eksportimi i verës në tregun ndërkombëtarë ekonomisë së Maqedonisë së Veriut i mundëson 50.000.000 Euro të ardhura. BE është destinacioni kryesor i eksportit të verës, që përbën 66% të eksportit total vëllimi dhe 61% e vlerës totale në 2014, e ndjekur nga vendet e CEFTA-s. Në Maqedoninë e Veriut eksportimi i verës është eksportimi i dytë më i madh bujqësor në vend, pas duhanit.
Çfarë e bënë Maqedoninë e veriut prodhuese dhe eksportuese kaq të madhe të verës? Nga organizata “Verërat e Maqedonisë” thanë se arsyeja kryesore është cilësia e mirë e verës e kombinuar kushtet e volitshme klimatike për kultivimin e rrushit dhe subvencionet që i jep shteti.

Ndihma shtetërore për industrinë e verës realizohet kryesisht përmes Ministrisë së Bujqësisë dhe programeve të tyre për të mbështetur zhvillimin rural, pagesat direkte dhe fondet IPARD. Mbështetja e drejtpërdrejtë e bujqësisë realizohet kryesisht për mbështetjen në rritjen e vreshtave të reja, mirëmbajtjen vjetore të vreshtave, si dhe masat për ndërhyrje në varësi të të korrave. Për më tepër, programi i zhvillimit rural ofron mbështetje për promovimin e verës maqedonase në tregjet e huaja, dhe përmes fondeve IPARD, kantinat e verës dhe prodhuesit e rrushit kanë mundësinë të përdorin fonde për investime në pajisje të reja, makineri dhe futjen e sistemeve të reja të ujitjes.  Avantazhi ynë krahasues është padyshim Vranec sepse ne jemi një vend ku më shumë se gjysma e plantacioneve të kësaj larmie në botë ndodhen në Maqedoni dhe ne mund t’u ofrojmë konsumatorëve, qofshin ato rajonalë apo huaj, diçka personale dhe unike, të rritur nën diellin maqedonas dhe të prodhuar në baza e përvojave tradicionale dhe me futjen e teknologjisë moderne të prodhimit”– u shprehën nga organizata “Verërat e Maqedonisë”.

Shfrytëzues të mbështetjes financiare nga programe të ndryshme janë edhe prodhues të rinjë të verës, ndër të cilët edhe Bllazhe Minevski. Blazhe Minevski është themelues dhe pronar i punishtes së verës “Badi”, me lokacion në Kavadrci, në zemër të Tikveshit – rajoni më i madh i vreshtarisë dhe i verës në Maqedoni dhe Evropën juglindore.

Tradita dhe zakonet në këtë zonë i obligojnë të gjithë familjet të kenë vreshta dhe të prodhojnë rrush e verë për nevojat e tyre dhe pjesën tjetër ta shesin për kantinat e verës, kështu që unë, si brezi i 6-të i kultivuesve të rrushit në familjen time, vendosa të shkoj një hap më lart dhe filloj të merrem me përpunimin e plotë dhe prodhimin të verës, rakisë dhe produkteve të rrushit. Kantina aktualisht ka një kapacitet prej 6000 litrash prodhim të verës së kuqe, roze dhe verës të bardhës, rakisë, maxhun dhe prodhime të rrushit me cilësi të lartë. Vreshtat janë të vendosura në një lartësi prej 350-450 metra mbi nivelin e detit, në një mjedis ekologjik dhe të pastër. Masa të gjera teknike zbatohen në prodhimin e rrushit, siç është korrja e gjelbër – ulje 50% e rendimentit të rrushit, në kurriz të marrjes së rrushit me cilësi të lartë për prodhimin e verës së lartë dhe asaj premium”, shprehet Blazhe Minevski.

Ajo që i bënë edhe më të veçanta produketet “Badi” është mënyra e prodhimit tradicionale dhe ekologjike

Prodhimet tona janë pa përdorimin e pesticideve, insekticideve dhe plehrave kimike – Produkte natyrore dhe ekologjike, pa përdorimin e produkteve shtazore – Produkte Vegan, të prodhuara me shumë dashuri, këmbëngulje dhe respekt. Prodhimi i verës, nga rrushi te shishet, bëhet përmes ndërhyrjeve minimale ose aspak teknologjike, të cilat pasqyrojnë pasurinë dhe bukurinë natyrore të vreshtit të Tikveshit. Punishtja e verës Badi ka një dhomë provë me një kapacitet prej 20 të ftuar (sipas protokollit Covid deri në 8 të ftuar), ne ofrojmë paketa provë në kombinim , ushqim dhe verë me sommelier, prova pikniku në vreshta dhe aktivitete të kombinuara në natyrë”, thotë Blazhe Minevski.

Kriza me pandeminë Covid19 nuk la pa prekur as vreshtarinë dhe prodhimin e verës. Për të ndimuar këtë sektor qeveria e Maqedonisë siguroi 6.7 milion euro. Për më tepër, prodhuesit e rrushit morën 2 denarë për kilogram rrush të verës së dorëzuar në kapacitetin përpunues të varieteteve: Vranec, Smederevka, Stanushina, Kadarka, Kratoshija, Burgundec dhe Zhilavka.”