Një person, shtetas i huaj, është plagosur me thikë, pasi një grup i personave janë përleshur sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti
I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.
“Në ora 12 :40, kemi marrë informatën se në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e ftohtë, thikë, është plagosur një person (shtetas i huaj). I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, aktualisht janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në rast”, ka thënë Ahmeti.