Në kryeqytetin kosovar – Prishtinë, sot ka filluar hapja e pjesshme e kafiterive.

Kafiteritë, sipas fazës së dytë të lehtësimit të masave nga Ministria e Shëndetësisë, kanë të drejtë të ofrojnë vetëm shërbimin ‘merre me vete’.

Ndërsa në Prishtinë, shumica e kafiterive kanë filluar të punojnë, duke respektuar masat.

Në fazën e dytë do të rihapen floktarët dhe sallonet e ondulimit, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër, gastronomia (merre-me-vete), transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndër-urban (me leje të veçanta), qendrat e thirrjeve telefonike (me lista të stafit esencial), si dhe hapja e galerive dhe muzeve.

By I ZH