Presidenti Pendarovski sot ishte për vizitë në Strugë. Në mesin e shumë vizitave ishin edhe nxënësit të cilët me iniciativën e profesorit dhe kryetarit të klubit alpin KAB Struga, Nderim Pollozhani, pastrojnë pjesë të qytetit. Ky aktivitet tashmë është bërë aktivitet i rregullt për ta. Aktiviteti ka për qëllim ngritjen e vetëdijes tek të gjithë qytetarët, për të mbajtur një ambient sa më të pastër. Presidenti Pendarovski në takim uroi nxënësit për aktivitetin si dhe shprehu mbështetje për ta.

Shkrimi i plotë i presidentit

“Vetëm përmes shembullit personal do të rrisim ndërgjegjësimin dhe përgjegjësinë e publikut për të ruajtur natyrën dhe për të kontribuar për një mjedis ekologjikisht më të pastër.
Mbështetje për aktivistët dhe vullnetarët e Strugës që organizojnë aksione mjedisore për pastrimin e brigjeve të liqenit të Ohrit.
Nderim Polozhani, iniciator i aksionit dhe kryetar i klubit sportiv alpinistik KAB Struga, shpreson se iniciativa e tyre qytetare do të inkurajojë pushtetin lokal që t’i mbështesë në aktivitetet e tyre të radhës.”